21:10 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Thaçi deklarohet pasi këshilloi Haxhi Shalën: Këshilla i kam dhënë edhe Kurti, disa s’i ka respektu e s’i ka dalë mirë!

Deputeti nga radhët e Nismës Socialdemorkate, Haxhi Shala deklaroi sot haptazi në Kuvendin e Kosovës se është presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj që bindën atë për të votuar Qeverinë Hoti.

Pas kësaj, Thaçi tha se ishin në një ndejë private bashkë me Haradinajn dhe Shalën, ku ky i fundit i ka kërkuar mendimin lidhur me këtë çështje.

“Më ka kërkuar mendimin dhe unë jam në favor të  ndërtimit të institucioneve të vendit. Jam pro mendimeve pozitive për krijimin e institucioneve se sa me kriju ndonjë vakum të panevojshëm. Këshilla i kam dhënë edhe Kurtit, disa ika respketu i ka dalë mirë, disa s’i ka respektu si ka dalë mirë.E kam obligim që kush kërkon mendim, të jap opinionin tim. Patëm një bisedë krejt të lirë, të vullnetit të mirë. Jemi miq të vjetër, ka qenë një bisedë mes miqsh rastësisht është hap kjo çështje. Jam mirënjohës për respektin që treguan. Respektoj Haxhiun, familjen dhe të kaluarën e tij, poashtu edhe vendimmarrje. Kushdo që do të kishte kërku mendim nga ana ime i këshilloj të marrin vendim që i forcon institucionet e jo që i dobëson”, tha Thaçi në T7, shkruan Indeksonline.

AI shti se nuk ia ka marrë dorën kësaj pune për t’i përmbushur votat për qeveritë.

“Unë nuk ja kam marrë dorën, s’është e vërtetë se kam qenë ndërmjetësues, por atë që e kanë dashtë shumica e kam interpretuar. E kam interpretuar ka fituar shumicën e nevojshme. 61 apo 62 deputetë edhe atë kohë. Jemi vend i vogël, jemi kjo popullatë që jemi. Njihemi secili me secilin, komunikoj me të gjithë me çdo parti, s’kam asnjë problem në kuptimin partiak, ideologjik apo fetar. Respektojë të gjithë dhe jam mirënjohës që spektri politik më respekton, prandaj komunikimi është drejt forcimit të institucioneve.Jam i pa kompromis vetëm kur vie puna tek Kushtetua dhe Ligji. Tash e 20 vite s’janë shkelur nga unë dhe s’do të shkelen.”, shtoi ai./Indeksonline/