12:39 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Thaçi dekoron këngëtarët Arif Vladin, Nikollë Nikprelajn dhe Përparim Tomçinin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon të dekorojë personalitete e artistë të fushave të ndryshme.

Ai sot ka dekoruar edhe tre këngëtarë të muzikës popullore. Këtë e ka bërë të ditur edhe përmes një postimi në llogarinë Facebook.

“Për kontributin e madh në muzikë dhe art, sot dekorova Arif Vladin, Nikollë Nikprelajn dhe Përparim Tomçinin. Këngët e tyre kanë qenë frymëzim dhe motivim për shumë gjenerata, që u angazhuan për liri, barazi dhe pavarësi”./Indeksonline/