14:04 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Thaçi dekoron me Medalja Presidenciale atdhetarin, Haxhi Demaku

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka ndarë Medalja Presidenciale atdhetarit, Haxhi Demaku.

“Për kontributin e madh në luftën çlirimtare, me Medaljen Presidenciale sot e dekorova atdhetarin Haxhi Demaku.

E gjithë familja e Haxhi Demakut nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës, duke u vënë në mbrojtje të atdheut me tërë anëtarët e familjes dhe duke u bërë bazë e fortë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në faqen zyrtare Facebook../Indeksonline