Thaçi dekoron me Medalje Presidenciale edhe Danush Ademin
Në prag të Ditës Kombëtarë të Ashkalinjve, presidenti i vendit Hashim Thaçi ka pritur përfaqësuesit politik të këtij komuniteti.
SIpas tij, institucionet e vendit do të jenë gjithmonë të angazhuara për promovimin e të drejtave të barabarta për të gjitha komunitetet.
Me këtë rast, deputetin Danush Ademi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale, transmeton Indeksonline.
“Kosova është shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallime etnike apo fetare dhe secili duhet të ndjehet i lirë dhe i barabartë”, ka shkruar mes tjerash ai.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Në prag të Ditës Kombëtare të Ashkalinjve prita përfaqësuesit politikë të këtij komuniteti, të cilët çdo ditë japin kontribut për forcimin e Kosovës sonë shumetnike. Institucionet tona do të jenë gjithmonë të angazhuara për promovimin e të drejtave të barabarta për të gjitha komunitetet.
Po ashtu, deputetin Danush Ademi, i cili ka dhënë kontribut shumëvjeçar në Kuvendin e Kosovës, e dekorova edhe me Medaljen Presidenciale.
Kosova është shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallime etnike apo fetare dhe secili duhet të ndjehet i lirë dhe i barabartë. HTH


