14:06 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Thaçi dekoron me medalje presidenciale tre veteranë të luftës së Kosovës dhe Kroacisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon të shpërndaj medalje presidenciale për personalitete të ndryshme që kanë dhënë kontribute në fusha të caktuara.

Sot Thaçi ka njoftuar se ka dekoruar tre veteranë të luftës së Kosovës dhe Kroacisë, transmeton Indeksonline.

“Me Medalje Presidenciale i dekorova veteranët e luftës së Kosovës dhe Kroacisë, Esat Çollakun, Tom Kaçinarin dhe Gjer Kolgjerajn. Veprat e tyre janë dëshmia më e mirë që liria është vlera më e rëndësishme e një populli, që liridashësit e kërkojnë kudo që ata jetojnë”, ka shkruar Thaçi. /Indeksonline/