75 Mall Live Search
14:14 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Thaçi dekoron me Urdhrin Heroinë e Kosovës, në trevjetorin e vdekjes nënën Aza Thaçi-Ferizi

Presidenti i vendit ka dekoruar në trevjetorin e vdekjes së saj, nënën Aza Thaçi Ferizi me  Urdhrin Heroinë e Kosovës për guximin, trimërinë, humanizmin e treguar gjatë gjithë luftës, transmeton IndeksOnline

 “Nga duart e nënës Azë jo vetëm që u ushqyen ushtarët e UÇK-së, por, kontributi i saj ishte përcaktues edhe në vitet e hershme të veprimit ilegal të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku shtëpia e nënës Azë, në Plluzhinë, ishte strehë e përkujdesit dhe besnikërisë. Ajo ishte simbol i rezistencës dhe vlerave të një nëne shqiptare. HTH”, ka shkruar Thaçi.

Sot, në tre vjetorin e vdekjes së nënës Aza Thaçi – Ferizi, e dekorova me Urdhrin Heroinë e Kosovës për guximin,…

Posted by Hashim Thaçi on Thursday, September 17, 2020