Thaçi dekreton strukturën e re komanduese të FSK-së
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dekretuar strukturën e re komanduese të FSK-së, e cila është e para pas shndërrimit të FSK-së në ushtri.
Thaçi thotë se FSK-ja do të jetë e gatshme për t’i shërbyer kultivimit dhe forcimit të paqes në vend dhe në botë.
Shënimi i Thaçit në Facebook
Bazuar në pakon e re ligjore për FSK-në, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë së Kosovës, sot kam dekretuar strukturën e re komanduese të FSK-së. Pas shndërrimit të FSK-së në një forcë ushtarake multietnike, profesionale dhe të armatosur, me këtë dekret është kompletuar dhe funaksionalizuar kjo strukturë. FSK-ja do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i shërbyer kultivimit dhe forcimit të paqes në vend, rajon dhe botë. HTH
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/08/unnamed-2-11-1024x682.jpg)