Thaçi dënon sulmet në Iran: Mbetemi në mbështetje të SHBA-së

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dënuar ashpër sulmet iraniane kundër forcave amerikane dhe aleatëve të tyre, duke i bërë thirrje Teheranit zyrtar të heqë dorë nga dhuna.
Ai në një postim në Twitter shpreh mbështetjen e Kosovës për aleatët e saj dhe SHBA-në.
“Ne i dënojmë sulmet raketore iraniane kundër forcave amerikane dhe aleatëve të vendosura në Irak që janë të fokusuara në mposhtjen e ISIS-it. Kosova është anëtar zyrtar i Koalicionit dhe ne i bëjmë thirrje Iranit që të dekurajojë dhunën. Ne mbetemi në mbështetje të SHBA-së dhe familjes sonë atlantike në këtë kohë trazirash”, shkruan Thaçi.
We condemn the Iranian missile attacks on USA & @coalition forces based in Iraq and focused on defeating #ISIS. #Kosovo is a formal member of the @Coalition and we call #Iran to de-escalate the violence. We remain in support to US and our Atlantic family in this time of upheaval.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) January 8, 2020