75 Mall Live Search
14:49 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Thaçi dënon sulmin ndaj Petroviqit, kërkon që sulmuesit të sillen para drejtësisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka reaguar ndaj sulmit që iu bë këtë mëngjes, deputetit të Kuvendit, Sllobodan Petroviq, njëherit krtyetar i Partisë Liberale Serbe.

Në një postim në Facebook, Thaci ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të ndërmarrin të gjitha masat për të sjellë para drejtësisë sulmuesit, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Thaçit:

Sulmi ndaj deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Sllobodan Petroviq, i cili është edhe Kryetar i Partisë Liberale Serbe, është sulm ndaj fjalës së lirë dhe ndaj një përfaqësuesi të zgjedhur të popullit.

Si President i Republikës së Kosovës e dënoj ashpër këtë sulm dhe nga institucionet e zbatimit të ligjit kërkoj që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që sulmuesit t’i sjellin para drejtësisë.

Integrimi institucional dhe pluralizmi politik duhet të jenë vlera të përbashkëta demokratike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. /Indeksonline/