Thaçi dhe kontesha e Ueseksit diskutojnë për të mbijetuarit e dhunës seksuale
Kontesha e Ueseksit, Sophie Helen Rhys-Jone, është takuar sot me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Gjatë këtij takimi, kontesha dhe presidenti Thaçi diskutuan për nevojën për të punuar bashkërisht për ta sfiduar stigmën që ende i lëndon të të mbijetuarit e dhunës seksuale.
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite të saj në Kosovë, u diskutua edhe për kompensimin përkatës financiar dhe mbështetje të specializuar për të të mbijetuarit e luftës.

Njoftimi i plotë i Ambasadës së Britanisë:
Këtë mëngjes, LSM kontesha e Ueseksit u takua me presidentin e Republikës së Kosovës, SHT Hashim Thaçi, në fillimin e vizitës së saj në Kosovë. LSM kontesha e Ueseksit dhe presidenti diskutuan për nevojën për të punuar bashkërisht për ta sfiduar stigmën që ende i lëndon të mbijetuarit e dhunës seksuale të lidhur me konfliktin (CRSV) dhe për kompensim përkatës financiar dhe mbështetje të specializuar./Indeksonline/

