“Thaçi dhe të tjerët”/ Sot mbahet konferenca për ecurinë e çështjes

Sot do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes, e quajtur “konferenca e statusit”, për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Konferenca është njoftuar të fillojë në ora 09:00, shkruan IndeksOnline.
Kujtojmë se ish-presidenti Thaçi mungoi në seancën e djeshme, për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, përmes prokurorit, tha se dëshmitari i 122-të, ishte arrestuar dhe rrahur nga anëtarët e UÇK-së, të cilët pretendohet se e kanë akuzuar se ishte spiun.
Në anën tjetër, Specialja vendosi për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarit Kadri Veseli, të cilët akuzohen për krime lufte./IndeksOnline/