Thaçi: Dialogu Kosovë- Serbi shpresë për një të ardhme, BE të mos flas me shumë zëra
Për nderë të ditës së Kushtetutës së Kosovës është mbajtur një organizim në të cilën kanë marrë pjesë krerët e shtetit.
I pranishëm në këtë organizim ishte edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili tha se qytetarët e Kosovës janë vendosur për një ardhmëri të sigurt si një vend i lirë dhe paqedashës.
Thaçi kërkoi nga Qeveria e Kosovës të mos bëhet kompromis me ligjin.
“Ftojmë qeverinë e Kosovës të respektojë ligjshmërinë në çdo sferë institucionale në gjithë territorin e Kosovës. Të mos ndodh kompromisi me ligjin në emër të përkatësisë etnike.”, tha presidenti, transmeton Indeksonline.
Ndërsa, sipas tij dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mbetët një shpresë për një të ardhme më të mirë. Thaçi tha se kjo do të ndodhë kur Bashkësia Ndërkombëtar të flas me një zë.
“Raportet Kosovë-Serbi mbeten një shpresë për një të ardhme më të mirë. Kjo do të arrihet kur Bashkësia Ndërkombëtare do të jetë unike në raport me Kosovën, Serbinë dhe Ballkanin Perëndimorë. Dhe jo të flasë me shumë zëra dhe interesa të ndryshime faktike që sfidojnë interesin strategjik për të ardhmen Euroatlantike të Kosovës”, u shprehë Thaçi.
“Në të kaluarën edhe sot Bashkësia Ndërkombëtare do të kontribuoj në unifikimin politik dhe institucional të Kosovës, nuk mund të ndodhë e kundërta.”, tha presidenti.
Në fund presidenti i Kosovës uroi të gjithë qytetarët për ditën e Kushtetutës./Indeksonline/