Thaçi: Dialogu në fazën finale – ose njohje të Kosovës, ose s`ka më bisedime (Video)
Presidenti Hashim Thaçi në fjalën e tij drejtuar gazetarëve ka thënë se dialogu mes Kosovës e Serbisë do të hyjë në fazën finale.
E kjo, sipas presidentit, do të thotë fazë e pajtimit dhe njohjes.
“Ka vite që nuk kemi pasur incident ndëretnik dhe është e arritur e mirë në një harmoni etnike në vend. Para disa vitesh ishte e paimagjinueshme por tani dialogu ka hyrë në fazën e pajtimit dhe njohjes. Pra, ose njohje të drejtpërdrejtë ose ndalje të dialogut”, ka thënë ai, raporton Indeksonline.
Ai ka thënë se SHBA do të involvohet në procesin e dialogut.
“është konfirmuar se SHBA do të jetë e involvuar në proces të drejtpërdrejtë pra duhet të kemi besim në rolin e BE-së dhe SHBA-së”, është shprehur ai.
Thaçi pajtimin e ka quajtur vlerë, andaj, ka shtuar ai, edhe e ka inicuar themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin. /Indeksonline/