75 Mall Live Search
20:41 / E Shtunë, 18 Korrik 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Dialogun me Serbinë duhet ta zhvillojmë me unitetin që e kishim në Rambuje

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova sot ka nevojë për dialog të civilizuar mes forcave politike.

“Për stabilitet institucional, për qeverisje të mirë dhe unitet qytetar e politik, veçanërisht në dialogun për njohjen e saj përfundimtare nga Serbia dhe nga krejt bota”.

“Kosova sot duhet ta kultivojë shumëllojshmërinë e mendimit dhe të jetojë me debatin e shëndetshëm mes Qeverisë dhe opozitës”.

“Por, njëkohësisht duhet t’i flasim botës me një zë dhe të zhvillojmë dialogun me Serbinë me një unitet shembullor çfarë e kishim në Rambuje, në Vjenë dhe në Bruksel”, ka thënë Thaçi në adresimin e tij pas kthimit nga Haga.