75 Mall Live Search
18:16 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Ditët e ardhshme, Kosova me Qeveri të re dhe s’do të ketë shpërbërje të Kuvendit, e as zgjedhje të reja

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është deklaruar pas përfundimit të takimit që pati me liderët e partive politike të përfaqësuara në Parlament.

Thaçi tha se përfaqësuesit e 91 deputetëve nga 120 sa janë gjithsej u shprehën për krijimin e një Qeverie të re të dalë nga zgjedhjet e gjashtë tetorit 2019.

Presidenti tha se do ta respektoj vullnetin e tyre, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Thaçi poashtu deklaroi se në ditët e ardhshme, Kosova do të ketë Qeveri të re dhe nuk do të ketë shpërbërje të Kuvendit dhe as zgjedhje të reja.

Postimi i plotë:

Sapo përfundova takimin me liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe nga 120 deputetë, përfaqësuesit e 91 prej tyre u shprehën për krijimin e një Qeverie të re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Unë do ta respektoj vullnetin e tyre, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Në ditët e ardhshme, Kosova do të ketë Qeveri të re dhe nuk do të ketë shpërbërje të Kuvendit dhe as zgjedhje të reja. Kosova ka aftësi dhe maturi që edhe përkundër kësaj pandemie të formojë Qeveri të re dhe të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës. HTH