75 Mall Live Search
10:28 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Thaçi drekon sot me ushtarët e Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të ketë sot një drekë të veçantë.

Me fillim nga ora 12:00, Thaçi do të drekojë me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Duhet përkujtuar që vizitën e fundit në këtë kazermë Thaçi e pati një ditë para votimit të pakos së ligjeve për formimin e Ushtrisë./Indeksonline/