Thaçi: Duam që njëherë e përgjithmonë të qartësojmë raportin tonë me Serbinë
Presidenti Hashim Thaçi në konferencën “Zëri i Popullit për finalen e madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” ka thënë se pas 20 vite nga përfundimi i luftës është koha për një marrëveshje përfundimtare ndërmjet dyja shteteve.
Thaçi ka thënë se dialogu me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm.
Sipas tij, vetëm marrëveshja e tillë, sqaron raportin e Kosovës me Serbinë, transmeton Indeksonline.

Disa pjesë nga fjalimi i tij:
Me tepër se një vit po diskutojmë për procesin më të rëndësishme, finalen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Të gjithë e dimë mirë që dialogun me Serbinë për normalizimin është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm.
Në duam që njëherë e përgjithmonë të qartësojmë raporton tonë më Serbinë që kjo mund të arrihet përmes një dialogu me objektiva të qarta dhe që ka mbështetjen e BE-së.
U bënë 20 vite nga përfundimi i luftës dhe Kosova e Serbia ende nuk kanë arrritë marrëveshje.
Mbi një shekuj kemi pas armiqësi në raportet Kosovë-Serbi, dhe tani ka ardhur koha për të përfunduar armiqësitë dhe për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse, normalizuese, të qëndrueshme.
Këtë konkludim timin e bazoj në tri argumente:
Statusi quo në raportet mes Kosovës dhe Serbisë është i paqëndrueshëm, paraqet kthim prapa dhe tregon regres në këto raporte.
Argumenti i dytë është se vitin e kaluar kemi kërkuar të gjithë pa dallim që SHBA të kënë rol vendimtar në dialogu, në mënyrë që të arrihet marrëveshja. Dhe tani jemi dëshmitar, që nga letra e Trump-it është konfirmuar mbështetja e administratës së SHBA-së.
Së treti, të gjithë ne e kemi një qëndrim unik, se përmes marrëveshjes gjithëpërfshirëse, do të arrihet njohja reciproke ndërmjet dy shteteve.
Ne e kemi garancinë e madhe se SHBA-të na mbështesin./Indeksonline/