75 Mall Live Search
12:46 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Thaçi e dekreton ambasador në Emirate, këshilltarin kryesor të Haradinajt

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekretuar Avni Arifin ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më 31 janar, presidenti Thaçi ka nënshkruar dekretin për emërimin shef të misionit në Emiratet e Bashkuara, Avni Arifin, që deri tani ka mbajtur postin e shefit të stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Arifi, i cili ka kryesuar për disa muaj dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe është pjesë e delegacionit negociues të formuar me rezolutë nga Kuvendi, pritet të zhvendoset në Abu Dhabi, ku është edhe selia e Ambasadës kosovare në EBA.