10:03 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Thaçi e fton Kurtin, në orën 12:00, për t’ia dorëzuar dekretin presidencial të mandatarit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas pranimit të propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka ftuar të propozuarin Albin Kurti për ta pranuar dekretin sot më 20 janar 2020, në orën 12:00, bëjnë të ditura burimet e IndeksOnline.

Ftesën e sotme drejtuar Kurtit e ka konfirmuar edhe Zyra e presidentit, e cila ka mirëpritur gatishmërinë e tij për të bërë hapin e parë drejt krijimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës. /IndekSonline