Thaçi e Haradinaj takohen më 29 prill me Vuçiqin dhe Brnabiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimit që mbajti me përfaqësuesit serb nga Kosova në Beograd, ka dhënë detaje për takimin e tij të radhës me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Vuçiq në një konferencë për media ka bërë të ditur se më 29 prill do të udhëtoj për Berlin bashkë me kryeministren serbe, Ana Brnabiq me ftesë të Gjermanisë dhe Francës, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.
Ai tha se gjatë qëndrimit në Gjermani do të takohet me Thaçin dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Tutje, Vuçiq ka theksuar se për të gjitha çështjet që ndërlidhen edhe me Kosovën, do të kërkojë një takim me presidentin rus, Vladimir Putin. /Indeksonline/