21:30 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi e Haradinaj urojnë qytetarët për njohjen nga Barbadosi

Një njohje e re ka ardhur sot në Kosovë. Shteti i Barbadosit ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu 117-ta vend që njeh Kosovën.

Urimin e tij për qytetarët e ka shprehur kryetari Hashim Thaçi.

“Festa e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës sapo ka filluar, Barbados është shteti i radhës që e njeh Kosovën, përshëndet të gjithë qytetarët e Kosovës, HTH # kosova10”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Indeksonline.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka falenderuar Barbadosin për njohjen në jubilar të përvjetorit (siç e quan ai) të pavarësisë.

“Falemnderit Barbados për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, në vigjilje të përvjetorit jubilar të pavarësisë. Urime Kosovë!”, Ka shkruar Haradinaj./Indeksonline/