75 Mall Live Search
22:52 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Thaçi e kundërshton vendimin e Qeverisë Kurti: E shkelën Kushtetutën e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë për vendimin e masave të reja mbrojtëse ndaj Covid-19.

“Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij e kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës, dhe është e papërgjegjshme, dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjet e Kosoves, vendimi për kufizimin e lëvizjes së lirë, që paraqet shmangie të të drejtave të njeriut”, tha Thaçi.

Më tutje ai tha se në pajtim me kushtetutën, e kundërshton çdo insitucion, që e kundërshton kushtetutën e vendit.

Qeveria Kurti sonte mori vendim për vendosjen e masave për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës, i cili bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Vendimi për kufizim të lëvizjes së qytetarëve paraqet shmangie nga të drejtat dhe liritë e njeriut që garantohen me Kushtetutën e Kosovës.

Kufizimi i lirive dhe të drejtave të qytetarëve mund të bëhet vetëm kur shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme./Indeksonline/