75 Mall Live Search
14:34 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Thaçi e Pacolli në takim me Mogherinin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, kanë arritur në objektin e Komisionit Evropian në Berlin ku do të takohen me Shefen e Politikë së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Ndryshe Mogherini është duke zhvilluar për momentin një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, raporton Indeksonline.

Përfaqësuesit kosovar dhe ata serb do të zhvillojnë takime të ndara me Mogherinin, përderisa pritet që brenda pak minutave Vuçiq të largohet nga ndërtesa në fjalë./Indeksonline/