10:42 / E Enjte, 17 Maj 2018 / k.v

Thaçi e Pacolli takohen me kryeministrin danez në Sofje

Presidenti Thaçi dhe kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, pritet të takohen së shpejti edhe me Kryeministrin e Danimarkës, Lars Loke Rasmussen.

Konfirmimi i këtij takimi bilateral është bërë edhe nga ekipi i presidentit Thaçi, i cili po e shoqëron në Sofje të Bullgarisë.

Danimarka ka qenë mbështetëse e vazhdueshme e Kosovës në proceset e integrimit euroatlantik, por viteve të fundit është rritur edhe më shumë koordinimi dhe bashkëpunimi i politikës së jashtme ndërmjet dy vendeve tona.