75 Mall Live Search
20:33 / E Enjte, 02 Janar 2020 / indeksADMonline

Thaçi e pret Kurtin më 6 janar, LDK-ja mbledh organet e partisë

Takimet mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ishin shumë të shpeshta pas zgjedhjeve të 6 tetorit, të cilat rezultuan pa marrëveshje finale.

Një marrëveshje e tillë, ende nuk është arritur, kjo pasi që këto dy parti kanë pohuar se ende nuk janë marrë vesh mes vete për disa çështje, shkruan IndeksOnline.

Por pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje, më 26 dhjetor të 2019-tës, në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, u zgjedh edhe i pari i këtij institucioni.

Glauk Konjufca pasi morri votat e mjaftueshme, u zgjodh kryetar kuvendi.

E menjëhershme ishte ftesa e presidentit Thaçi për liderin e LVV-së, Albin Kurtin.

Kurti morri 2 herë ftesë nga i pari i vendit për tu mandatuar si kryeministër, por Kurti nuk pranoi ti përgjigjes ftesave të presidentit, me arsyetimin se nuk gjendej në Kosovë.

Menjëherë pas ftesës së dytë, Kurti i’a caktoi datën e takimit presidentit Thaçi, derisa orën e takimit, i’a la këtij të fundit në dorë.

Kujtojmë se takimi mes Thaçit e Kurtit, do të mbahet më 6 janar, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, të hënën do të mbledh këshillin e saj.

IndeksOnline ka pyetur zyrtarë të VV-së nëse LDK-ja dhe VV-ja do të takohen para datës 6 janar, por të njetit nuk kanë pranuar të japin detaje, duke thënë se nuk kanë informacione. /IndeksOnline/