Thaçi: Edhe pas shumë shekujsh, ShBA-ja mbetet udhërrëfyes i paqes dhe demokracisë në botë
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar sot ditëlindjen e 243-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Thaçi tha se çdo 4 korrik, Kosova dhe shqiptarët emocionalisht janë bashkë me Amerikën, vend dhe popull që kontribuoi shumë që ne të jemi të lirë dhe të pavarur, transmeton Indeksonline.
Tutje ai theksoi se edhe pas shumë shekujsh, ShBA-ja mbetet udhërrëfyes i paqes dhe demokracisë në botë.

Postimi i plotë:
Sot është ditëlindja e 243-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çdo 4 Korrik, Kosova dhe shqiptarët emocionalisht janë bashkë me Amerikën, vend dhe popull ky që kontribuoi shumë që ne të jemi të lirë dhe të pavarur. Ky përvjetor është ndër më të veçantit për Republikën e Kosovës, meqë përurojmë objektin e ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, e cila është përjetësim i angazhimit amerikan në vendin tonë. Edhe pas shumë shekujsh, SHBA-ja mbetet udhërrëfyes i paqes dhe demokracisë në botë! HTH