Thaçi: Ëndrrën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën do ta bëjë realitet
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është duke hequr dorë nga ideja e tij për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, përcjellë Indeksonline.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes njoftimi në Facebook, pas takimit me ish-udhëheqësit e luftës së UÇPMB-së.
Një takim miqësor me disa prej ish-udhëheqësve të luftës së UÇPMB-së. Bashkimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës është ëndërr e çdo shqiptari që jeton atje. Këtë ëndërr të tyre, pandalshëm, me vullnet politik punoj që ta bëj realitet!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.