75 Mall Live Search
16:55 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Është kënaqësi të dëgjosh për sukseset e shqiptarëve në Amerikë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është duke qëndruar në Amerikë.

Ai mbrëmë është pritur nga Konsulla e Kosovës në Neë York, derisa është takuar me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA.

“Mbrëmë pata kënaqësinë të takoj përfaqësues të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në pritjen e organizuar nga Konsullata e Kosovës në New York.

Është kënaqësi të dëgjosh për sukseset e shqiptarëve në Amerikë dhe të kesh mundësi t’i falënderosh për përkrahjen e parezervë që i kanë dhënë Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Roli i tyre është një ndër shtyllat mbi të cilat është ngritur liria dhe pavarësia e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në faqen e tij zyrtare Facebook./Indeksonline/