20:50 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Është momenti që të hidhet në tavolinë njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se në takimet e tij në Bruksel dhe në Washington ka theksuar se tashmë është momenti që të hidhet në tavolinë njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai në emisionin “Debat Plus” ka treguar se vizita e tij në Bruksel ishte kryesisht për cështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, por ka shtuar se në të dy takimet, si në Bruksel ashtu edhe në Washington ka thënë se është momenti që të largohemi nga çështjet e mërzitshme, që janë diskutuar tash e 10 vite, shkruan Indeksonline.

Po edhe ne Bruksel edhe në SHBA kam theksuar qartq se ka ardh momenti të largohemi nga çështjet që janë të mërzitshme, që janë diskutuar tash e 10 vite, është momenti që të hidhet në tavolina njohja reciproke, të respektohet integriteti territorial”, u shpreh ai.

Tutje ai ka folur edhe nëse ka pasur thika mbi harta në marrëveshje, mirëpo tha se kjo gjë kurrë nuk ka ndodhur e as nuk do të ndodhë./Indeksonline/