Thaçi falënderon shefen e EULEX-it për punën e mrekullueshme
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim lamtumirës shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.
Pas këtij takimi, Thaçi ka falënderuar Papadopoulou për punën e mrekullueshme, e që sipas tij ishte një bashkëpunim i shkëlqyeshëm i të gjitha institucioneve të Kosovës dhe autoriteteve të rendi dhe ligjit të BE-së.
“Dua të theksoj dhe të falënderoj për punën te mrekullueshme të shefes së EULEX-it të cilës veçse i kemi thënë lamtumirë në kuptimin e punës që kishte këtu, pasi ishte takim i fundit.
Një punë dhe bashkëpunim i shkëlqyeshëm që ishte i të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës dhe autoriteteve të rendit dhe ligjit të Bashkimit Evropian”, tha Thaçi, shkruan Indeksonline.
I pari i vendit tha gjithashtu se kjo dëshmon se rrugëtimi i Kosovës do të jetë i koordinuar dhe bashkëveprues me autoritetet e Bashkimit Evropian me synimin tonë të qartë që të ndodhë sa më shpejtë liberalizimi i vizave, por edhe perspektiva konkrete evropiane./Indeksonline/