75 Mall Live Search
14:17 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

Thaçi flet me Lajçakun për dialogun: Njohja reciproke- e vetmja mënyrë që sjell paqe në rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur sot me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas takimit, Thaçi ka shkruar në Twitter se Kosova është e përkushtuar për njohje reciproke me Serbinë, si e vetmja mënyrë për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon.

“Diskutim i mirë rreth dialogut midis Kosovës dhe Serbisë dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së me Miroslav Lajçakun. Përsëris se Kosova është e përkushtuar për një dialog për njohje të ndërsjellë, si mënyra e vetme për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në BE”, ka shkruar Thaçi në Twitter.