75 Mall Live Search
20:41 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / Blerim

Thaçi flet para derbit me Dritën: Atmosfera është përfekte në klub, do të japim më të mirën

Këtë fundjavë do të zhvillohet  derbi i madh ndërmjet Dritës dhe FC Ballkanit, duel ky që i takon xhiros së 16’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita e pret skaudrën e Munishit në Gjilan, për të zhvilluar ndeshjen më të rëndësishme të kësaj xhiro, duke marrë parasysh rënditjen e të dyja skuadrave në tabelë, shkruan IndeksOnline

Ballkani prini i pari me 35 pikë, i ndjekur nga Drita që aktualisht ka plotë 33.

Pak ditë para kësaj ndeshje, për IndeksOnline ka folur mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaçi, ku tha se skudra e tij janë të gatshëm që ta japin maksimumin dhe të arrijnë rezultate pozitive.

“Jemi te motivuar ne maksimum dhe te gatshëm maksimalisht për të bërë një paraqitje shumë të mirë. Do japim maksimumin që të arrijmë rezultate pozitive, pasi atmosfera ne klub është perfekte, për rezultatin e ndeshjes po e lëm për të dielën.  Ai ekip që është më e mirë le ta fiton ndeshjen”, tha Thaçi.