75 Mall Live Search
10:52 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Fshehja e Masakrës së Reçakut, është mentalitet i Millosheviqit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe  pranë varrezave në Reçak, me rastin e 21-vjetorit të kësaj masakre.

Thaçi tha para mediave se tendenca e fshehjes së një krimi të tillë, është një sjellje e mentalitetit të Millosheviqit.

“Gjithmonë duke kërkuar drejtësi që shteti serb të jap logari për gjenocidin serb qëka kryer në Kosovë edhe tendenca e fshehjes është një sjellje e mentalitetit të millosheviqi dhe kjo  sjellje ka ardhur si pasojë e heshtjes së ndërkombëtarëve dhe nuk ka njeri në botë që mund të mohoj krimin që e ka kryer Serbia”, tha Thaçi. /IndeksOnline/