14:59 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Thaçi: FSK e gatshme të përmbush misionin e saj në Kosovë dhe më gjerë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka përshëndetur iniciativën për nisjen e operacionit humanitar të FSK-së për t’u ndihmuar autoriteteve në Shqipëri, në sanimin e pasojave nga vërshimet.

Me këtë rast, Thaçi ka theksuar se FSK është gjithmonë  e gatshme të përmbush misionin e saj në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë, kudo që kërkohet të ndihmohet, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Kontingjenti i parë i Forcës së Sigurisë së Kosovës sot ka nisur operacionin humanitar për t’u ndihmuar autoriteteve në Shqipëri në sanimin e pasojave nga vërshimet.

Forca e Sigurisë së Kosovës është gjithmonë e gatshme të përmbush misionin e saj, në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë, kudo që kërkohet të ndihmohet.

FSK-ja është e gatshme të marrë edhe obligime ndërkombëtare.

Do të përcjellim nga afër punën e pjesëtarëve të FSK-së në sanimin e dëmeve që kanë shkaktuar vërshimet në Shqipëri. HTH