75 Mall Live Search
11:43 / E Premte, 21 Mars 2025 / k.v

Thaçi futet në shtëpinë e tij për të ngushëlluar familjarët

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi vendosi kurorë me lule mbi varrin e babait të tij në Burojë, është kthyer në shtëpi për të ngushëlluar familjarët. 

Masat e sigurisë janë maksimale, ndërsa ende nuk dihet sa kohë do të qëndrojë ai aty. Bashkëfshatarët, sapo kanë dëgjuar për praninë e Thaçit në Burojë, kanë dalë për ta ngushëlluar atë nga distanca. 

Kujtojmë se Gjykata Speciale nuk i dha leje Thaçit të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit, por pas tri ditësh ai u lejua ta vizitojë varrin e të atit. 

Ekipi i IndeksOnline ndodhet në Burojë për ta përcjellë nga afër vizitën e Thaçit.