75 Mall Live Search
09:04 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Gjendja në Shqipëri vazhdon të jetë e rëndë, Kosova dërgon trupa shtesë të FSK-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, përmes një shkrimi të bërë në faqen zyrtare Facebook ka thënë se gjendja ne Durrës dhe Thumanë të Shqipërisë pas tërmeteve vazhdon të jetë e rëndë.

“E përcolla më vëmendje mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe konstatimin e gjendjes nga kryeministri Rama. Tani shtrohet nevoja urgjente për sanimin e pasojave që të mos rrezikohet asnjë jetë e njerëzve”, ka shkruar Thaçi.

Ai tutje ka thënë se pas bisedës telefonike me kryeministrin Rama, nga sot Kosova dërgon trupa shtesë të Forcës së Sigurisë, të specializuara për sanimin e pasojave dhe konstatimin dhe evidentimin e saktë të shkallës së dëmtimit të ndërtesave në zonat e goditura nga tërmeti.

“Kthimi i njerëzve nëpër shtëpi duhet të bëhet në mënyrë të organizuar vetëm pas konstatimit real që shtëpitë dhe banesat të jenë të sigurta dhe të mos ndodhin fatkeqësi të tjera”, përfundon presidenti./Indeksonline/