09:02 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Thaçi: Gjykata Speciale është avantazh për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Gjykata Speciale është avantazh për Kosovën.

“Shpeshherë thuhet se mbi Kosovën qëndron një re e zezë. Këtë re të zezë e ka bërë Serbia”, tha ai.

Thaçi theksoi se Gjykata Speciale erdhi më tepër si nevojë politike ndërkombëtare, “sesa për drejtësi të mirëfilltë”.

“Pranimi ynë për Specialen erdhi në rrethana imponuese”, shtoi ai.

“Pritjet joreale per Gjykatën Speciale mund të zbehin besimin në drejtësinë kosovare dhe atë ndërkombëtare. Por Gjykata Specale është mundësi për të forcuar ndjenjën e drejtësisë në Kosovë”, tha ai./AktivPress