11:50 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Thaçi godet indirekt Kurtin: Mos i cenoni raportet me SHBA-në, për një grusht votash

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, ka goditur indirekt kryeministrin, Albin Kurti për qëndrimet rreth taksës ndaj Serbisë.

I pyetur nga mediat rreth kërcënimit të senatorit amerikan, David Perdue, për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, Thaçi u shpreh i prerë që s’duhet të ketë ngurtësime nga liderët politikë, shkruan Indeksonline

Nuk dëshiroj të interferoj në procese politike ditore, popullsite. Duhet të marrim vendime të interesit jetik të vendit dhe përtej potezave dhe lëvizjeve të cilat mund të sjellin një grusht votash. Raporti me SHBA-në është i përjetshtëm dhe është raport special”, është shprehur ai.

Sipas tij, relacioni me SHBA-në nuk do të mbetet pre e një individi, por duhet të jetë një fokus në vendimmarrjeve të shpejta dhe të qarta.

“E ritheksoj, ne të gjithë liderët politikë jemi të zëvendësueshëm, ndërsa raporti me SHBA-në është i përjetshëm. Jo raporti të cenohet për një grusht votash”, është shprehur ai.