75 Mall Live Search
21:11 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Haxhi Shala me votën e tij për qeverinë Hoti e ka nderu shtetin, veç ja kam dhënë mendimin tim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Rubikon ka komentuar deklaratën e deputetit Haxhi Shala, i cili ka thënë se votën e tij qeverisë Hoti ia ka dhënë për shkak të asaj që ia kërku presidenti dhe Ramush Haradinaj.

“Unë s’kam qenë kundër shkuarjes në zgjedhje as kundër mosshkuarjes, e kam mbledh spektrin politik, kam dëgju zërat politik, të gjithë përmes grupeve parlamentare janë deklaru për krijimin e një mundësie të një mazhorance, përveç një partie politike.

LDK e ka dëshmu se e ka mazhorancën dhe dihet storja tjetër.

Unë sygjerime dhe këshilla kush kërkon liderë, deputetë apo kushdo qoftë i jap. Unë nuk hezistoj, s’ma ndalon Kushtetuta, unë i kam jep edhe Kurtit s’i duhet ecur përpara për çtensionim të situatës.

Edhe nesër nëse kërkon dikush, s’e kam problem të takohem me miq të mi, e kam mik të mirë, në funksion të bllokodaës dhe shpërbërjës së institucioneve, pasi që është obligim i imi.

Me z.Shala njihemi më shumë se 20 vite, kemi punu dhe kemi qenë bashkëluftëtar. E ka kërku edhe mendimin tim. Ne jemi miq familjar edhe ai mund t’vjen në shtëpinë time.

Unë e vlerësoj sinqertitetin e tij në anën tjetër, vendimi është i tij, nëse ka mendu me na nderu at qëndrim, mendoj që e ka nderu vendin, shtetin, ndërtimin e institucioneve.

As s’e kam bind, e ka kërku mendimin tim”, tha Thaçi./Indeksonline