20:17 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Thaçi i buzëqeshur pranë familjarëve të heronjve në fshatin Elezaj të Kaçanikut

Presidenti i vendit pak më parë ka bërë të ditur se të hënën do të niset drejtë Hagës, pas ftesës që mori nga Prokuroria Speciale.

Ndërsa pasditen e sotme Thaçi vizitoi familjen Duraj në fshatin Elezaj të Kaçanikut.

Thaçi tha se me familjarët e dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati pati një bashkëbisedim shumë të veçantë, transmeton Indeksonline.

Presidenti ka zgjedhur që thuajse çdo ditë të vizitojë një familje tjetër nga heronjtë e vendit.

Postimi i plotë:

Si gjithmonë, edhe sot një bashkëbisedim shumë i veçantë me anëtarët e familjes Duraj dhe familjarë të tjerë të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Elezaj të Kaçanikut. Lavdi të përjetshme të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit. HTH