09:53 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi i dorëzon Flamurin e Kosovës ekipit olimpik (Video)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dorëzuar ekipit olimpik në mënyrë solemne Flamurin e Kosovës.

Ekipi olimpik do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”, që do të mbahen në Kore të Jugut.

Në këto lojëra Kosova do të përfaqësohet nga skitari Albin Tahiri.