75 Mall Live Search
15:44 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Thaçi i jep afat 48 orë Kurtit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përmes një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare Facebook, ka treguar rreth takimit të sotëm që pati me liderin e VV-së, Albin Kurti, takim ky që zgjati vetëm pesë minuta.

“Sapo zhvillova një takim të shkurtër me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në përpjekje për të implementuar rezultatin zgjedhor të Zgjedhjeve të Përgjithshme të 6 tetorit të vitit të kaluar.

Tashmë është bërë hapi i parë i rëndësishëm i konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për çka përsëri i përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Thaçi, përcjellë Indeksonline.

Presidenti tutje ka thënë se nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Z. Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Si president i vendit do ta ushtroj autoritetin tim kushtetues dhe ligjor të ruajtjes dhe kultivimit të unitetit politik e qytetar dhe orientimit euroatlantik të shtetit të Kosovës.

Prandaj, kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore”.

Ndryshe, ky është takimi i parë që është zhvilluar mes Thaçit e Kurtit./Indeksonline/