11:40 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Thaçi i kërkon Kurtit shfuqizimin ose pezullimin e vendimit deri në sa të vendos Kushtetuesja (Dokument)

Presidenti Hashim Thaçi i është drejtuar me një shkresë zyrtare kryeministrit Albin Kurti, ku përveçse e njofton që e ka dërguar vendimin e tij në Gjykatën Kushtetuese, i kërkon atij ta shfuqizojë vendimin e mbrëmshëm ose të paktën ta pezullojë implementimin e tij deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë letër, Thaçi ia përmend Kurtit edhe refuzimin pa asnjë argument të shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme, të cilën e kishte propozuar ditë më parë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID 19.

Kjo është letra e plotë e Thaçit drejtuar Kurtit në këtë mëngjes: