Thaçi i tronditur me mohimin e masakrës së Reçakut nga zyrtarët serbë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes profilit të tij në Twitter ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të ndryshëm serbë, por edhe sot të presidentit serb, Aleksander Vuçiq, që mohuan masakrën e Reçakut.
Presidenti Thaçi ka shprehur brengën e tij për këto deklarata ofenduese që vijnë nga zyrtarët në Beograd, duke mohuar në këtë kohë masakrat mbi civilët e pafajshëm të bëra nga forcat e qeverisë serbe në vitet 98-99.
“Të tronditur nga deklaratat fyese që vijnë nga zyrtarët në Beograd, duke mohuar në këtë kohë, masakrat e njerëzve të pafajshëm të kryera nga forcat qeveritare serbe në vitet 98-99. Duke mohuar Reçakun dhe qindra masakra tjera është thellësisht shqetësuese dhe nuk jep një sinjal për pajtim”, ka shkruar Thaçi.