Thaçi ironizon me kundërshtarët e korrigjimit, sqaron dallimet
Presidenti Thaçi i ka quajtur qesharake përpjekjet për të gjetur ideatorin e idesë për korrigjimin e kufirit.
Ai ka ironizuar duke thënë që është qesharake të thuhet se është ide e Vuçiqit korrigjimi i padrejtësisë historike dhe përfshirjes së Luginës së Preshevës në territorin e Kosovës.
Në idetë e Vuçiqit është ndarja e Kosovës, gjë që nuk do të ndodhë kurrë. Thaçi ka thënë se korrigjimi i kufirit, shkëmbimi territorial dhe ndarja kanë dallime të mëdha, që po ngatërrohen në opinionin publik.
Ai ka thënë se ide e tij është korrigjimi i kufijve, korrigjimi i padrejtësive historike dhe beson plotësisht në drejtësinë dhe Lugina mund t’i bashkohet Kosovës.