16:43 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Jemi të bekuar me miqësinë amerikane

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se sot Kosovës,  iu shtua edhe busti i sekretares Albright dhe pllaka ‘Bill Clinton’.

Tutje ai tha se bashkë me shtatoren e Clinton, rrugët Bush dhe Dol, po e përjetësojmë admirimin e popullit të Kosovës për kontributin përcaktues të ShBA-së për lirinë dhe pavarësinë tonë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, sot iu shtua edhe busti i sekretares Albright dhe pllaka e bulevardit “Bill Clinton”. Bashkë me shtatoren e presidentit Clinton, rrugët Bush dhe Dol, ne po e përjetësojmë admirimin e popullit të Kosovës për kontributin përcaktues të SHBA-së për lirinë dhe pavarësinë tonë. Jemi të bekuar me miqësinë amerikane! HTH