22:43 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi ka disa fjalë për ata që i refuzuan dekoratat!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas refuzimit që disa personalitete i bënë dekoratave të tij për nder të 10 vjetorit të pavarësisë.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se askush nuk mund ta refuzoj dekoratën pa qenë  i dekoruar, shkruan Indeksonline.

Ai ka theksuar se disa personalitete që figuronin në listën e të përzgjedhurve, kishin propozuar vetën për t’u dekoruar nga i pari i shtetit.

Ja postimi i Thaçit:

Në tavolinën e punës kam hiq më pak se 500 emra të personaliteteve dhe organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, të propuzuar, por edhe të vetëpropozuar për marrjen e Medaljes Presidenciale të 10 Vjetorit të Pavarësisë.

Deri më tani kam shqyrtuar jo më shumë se 20 propozime, 13 prej të cilave tanimë janë refuzuar dhe 7 janë aprovuar. Të tjerat do t’i shqyrtoj në ditët dhe javët në vijim.

Disa deklarata të individëve janë të pasakta. Askush nuk mund ta refuzojë dekoratën pa qenë i dekoruar.

E kuptoj frustrimin e disave, por sipas kritereve të mia, nuk mund të jesh i dekoruar edhe nga shteti i Serbisë për kontributin e dhënë për Jugosllavinë dhe ai i Kosovës njëkohësisht.

Do t’i zbatoj me përpikëri kriteret kushtetuese, ligjore dhe kombëtare, dhe sa për sqarim, propozimet nuk janë dekorim.

Të refuzuarit nuk do të marrin përgjigje publike, sepse nuk dua t’i lëndoj. Të dekoruarit do të njoftohen zyrtarisht. HTH