Thaçi ka një mesazh për trajnerin Ismet Munishi që sot u shkarkua nga Ballkani

Sot dhe zyrtarisht, Ismet Munishi nuk do të jetë pjesë e Ballkanit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri kosovar por edhe klubi nga Suhareka, shkruan IndeksOnline
E pas këtij lajmi ka reaguar edhe mbrojtësi, Armend Thaçi i cili sot u shpall futbollisti më i mirë në Superligë, ku e falënderon teknikun, Munishi dhe i uron sukses atij në të ardhmen.
