10:12 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Thaçi – kandidatëve në veri: Punoni për përmirësimin e jetës së qytetarëve

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka përgëzuar subjektet politike në veri në fushatën e qetë gjatë tërë javës që po lëmë pas, si dhe për procesin e sotëm zgjedhor.

Presidenti thotë se Kosova ka ndërtuar traditë për zgjedhje të suksesshme.

”Subjektet politike dhe qytetarët i përgëzoj për fushatën e qetë në katër komunat veriore të Kosovës dhe uroj proces të rregullt zgjedhor. Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të suksesshme. Zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës po mbahen sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe janë në shërbim të integrimit sa më të mirë të të gjitha komuniteteve në institucionet e Kosovës. Kandidatëve për kryetarë u uroj suksese dhe i ftoj që të vazhdojnë të punojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunat e tyre”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Indeksonline.