21:16 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi kërkon më shumë investitor japonez

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me zëvendësministrin parlamentar të punëve të jashtme të Japonisë, Manabu Horii.

Presidenti Thaçi e falënderoi zëvendësministrin Horii për pjesëmarrje në festimet e dhjetëvjetorit të pavarësisë, por edhe për mbështetjen e dhënë.

“Faleminderit për njohjen dhe për mbështetjen që na keni dhënë gjatë kësaj periudhe”.

Presidenti Thaçi ka thënë se marrëdhëniet shumë të mira bilaterale duhet t’i shtrijmë edhe në fushën e ekonomisë.

Ai ka kërkuar më shumë investitorë japonez në Kosovë

Nga ana tjetër zëvendësministri Horii ka siguruar presidentin se Japonia do të jetë një mbështetëse e  Kosovës.

Në fund presidenti Thaçi falënderoi zëvendësministrin Horii, për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia ka dhënë për shëndetësinë e Kosovës.